top of page

Automjeti del nga rruga dhe godet një lokal, lëndohen katër persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 23
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mollas–Gostimë, ku një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të një lokali.


Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy klientë që ndodheshin pranë lokalit, si dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me automjetin. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Fatmirësisht, të dhënat paraprake tregojnë se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga lagështia në asfalt, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page