Bonus mujor deri në 10 mijë lekë për çdo fëmijë/ Ja si ndryshon skema nga 2026
- 11 hours ago
- 1 min read
Pas 6 vitesh në fuqi të skemës aktuale të bonusit të bebes, qeveria po përgatit një formulë të re për mbështetjen financiare të familjeve me fëmijë.
Sipas burimeve, nga 1 janari 2026, shpërblimi për lindjet nuk do të jetë më një pagesë e vetme në momentin e lindjes, por një pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës. Shuma do të rritet në varësi të numrit të fëmijëve.
Si ndryshon skema
Fëmija i parë
Aktualisht: 40 mijë lekë njëherësh
Skema e re: 5,000 lekë në muaj (60 mijë lekë në vit)
Totali për 5 vite: 300 mijë lekë
Fëmija i dytë
Aktualisht: 80 mijë lekë
Skema e re: 7,000 lekë në muaj (84 mijë lekë në vit)
Totali për 5 vite: 420 mijë lekë
Fëmija i tretë dhe në vijim
Aktualisht: 120 mijë lekë
Skema e re: 10,000 lekë në muaj (120 mijë lekë në vit)
Totali për 5 vite: 600 mijë lekë
Ndryshimi synon të stimulojë rritjen e lindshmërisë, pasi treguesit demografikë në vend janë në rënie.
Lindjet në rënie
Sipas të dhënave zyrtare:
Janar–Mars 2024: 5.428 bebe
Janar–Mars 2025: 4.662 bebe
Diferenca: -766 bebe
Rënia e lindjeve ka reflektuar edhe në shpenzimet buxhetore.
Janar–Qershor 2024: 900 milionë lekë për bonusin
Janar–Qershor 2025: 500 milionë lekë
Diferenca: -400 milionë lekë
Ekspertët paralajmërojnë se ulja e lindshmërisë, e shoqëruar me emigracionin, po ndikon negativisht në ekonominë e vendit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së shpejtë të moshës mesatare të popullsisë.
Skema e re synon të krijojë një mbështetje më të qëndrueshme për familjet, duke shpërndarë ndihmën financiare përgjatë 5 viteve të para të jetës së fëmijës.
"KORCA BOOM"
















