top of page

Bordi i Transparencës vendos rritje/ Ja sa do të paguani për litër naftë dhe benzinë

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, në mbledhjen e zhvilluar sot më 13 maj.


Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil, standardi SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 201 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar në 189 lekë/litër.


Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur në 187 lekë/litër, ndërsa me shumicë në 175 lekë/litër.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 18:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page