Dalin për xhiro me thikë, përfundojnë në pranga
- Korca Boom
- Aug 31, 2025
- 1 min read
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi gjatë një kontrolli fizik, iu është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).
Në pranga kanë rënë shtetasit:
D. J., 23 vjeç
Z. M., 29 vjeç, të dy banues në Pogradec
Kontrolli është ushtruar në kuadër të masave parandaluese për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta dhe sendeve të rrezikshme.
Pas gjetjes së mjetit prerës, të rinjtë janë shoqëruar në komisariat dhe ndaj tyre do të ndiqen veprimet e mëtejshme procedurale.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”


















