top of page

Detaje nga ngjarja në Korçë, 3 fëmijët e helmuar me karamele, në terapi intensive

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 18, 2025
  • 1 min read

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të Korçës. 


Babai i 3 vajzave të moshave 3, 7 dhe 10 vjeçare i ka gjetur fëmijët në afërsi të një kazani mbeturinash dhe i ka çuar në spital.


Pas deklarimeve të babit se femijet kanë konsumuar karmele të gjetura, policia ka filluar hetimet.  Fëmijët i janë nënshtruar terapisë intensive.


Sipas informacioneve, vajza 10-vjeçare është me parametra të stabilizuar ndërsa dy vajzat e tjera, 3 dhe 7 vjeçare janë në repartin e reanimacionit ku po marrin trajtim./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page