Devoll/ I vuri zjarrin një sipërfaqe toke në fshatin Miras, nën akuzë 50-vjeçari! Policia i gjen edhe dru të prera paligjshmërisht
- Korca Boom
- Aug 29, 2025
- 1 min read
Teksa vatra e zjarrit në Miras të Devollit vijon të jetë aktive dhe tashmë është lokalizuar për të mos u përhapur, Policia ka marrë nën akuzë një 50-vjeçar për shkaktimin e një prej vatrave në këtë zonë, nga pakujdesia.
Shërbimet e Komisariatit njoftuan se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për E. S., 50 vjeç, banues në fshatin Miras.
“Dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke”, tha policia.Por nuk është mbyllur me kaq ky procedim, sepse gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 4 m³ lëndë drusore e dyshuar e prerë në mënyrë të paligjshme, për të cilat gjithashtu nisi hetimi.
“KORÇA BOOM”



















