top of page

Dhimbje e madhe për bardheblutë, humbje tragjike për futbollistin e Tiranës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një lajm tragjik ka goditur klubin e futbollit KF Tirana. Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.


Klubi bardheblu ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment të rëndë.


“Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.


Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e klubit.


Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar mbi rrethanat dhe shkakun e ndarjes nga jeta të vajzës së futbollistit, ndërsa familja jeton aktualisht në kryeqytet.


Freddy Alvarez, mesfushor ofensiv nga Kosta Rika, iu bashkua zyrtarisht KF Tiranës gjatë merkatos së janarit 2026. Pas firmosjes së kontratës dhe kryerjes së analizave mjekësore, ai u integrua menjëherë me skuadrën nën drejtimin e trajnerit Nuhiu, duke marrë pjesë në tre ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.


NJOFTIMI


Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.


I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.


Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.


U prehtë në paqe.

"KORCA BOOM"


bottom of page