DIELL dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Ja si do të jetë moti për sot
Shqipëria do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm gjatë kësaj të shtune, ku kushtet atmosferike parashikohen kryesisht të favorshme në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat do të jenë më të pranishme gjatë orëve të para të mëngjesit dhe paradites. Megjithatë, me kalimin e orëve, vranësirat do të shpërndahen gradualisht, duke i lënë vend një moti të kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Pas mesditës pritet që qielli të jetë pothuajse i pastër në të gjitha zonat, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë dhe në bregdet.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë, pa shkaktuar probleme të veçanta.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim nga 2 deri në 4 ballë, duke garantuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.
Meteorologët theksojnë se fundjava do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të këndshme, duke e bërë të shtunën një ditë ideale për pushim dhe argëtim.
"KORÇA BOOM"
















