top of page

Dinamika e ngjarjes makabre/ Vajza e g*diti të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo... Si u zbuluan

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2025
  • 1 min read

Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.


Mësohet e gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.


Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.


Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.


Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.


Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve./ Oranews


“KORÇA BOOM”


bottom of page