top of page

Disiplina e FSHF-së merr vendime të forta, pezullim dhe paralajmërime pas shkeljeve

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar vendimin nr. 2, të datës 27 gusht 2026, ku janë marrë disa masa dhe vendime lidhur me ngjarjet e fundit në aktivitetet futbollistike.


Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, është paralajmëruar për mosrespektimin e detyrimit për të dalë në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit.


Në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të një shkeljeje tjetër të ngjashme lidhur me detyrimet mediatike, ndaj tij do të merren masat disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF-së.


Ndërkohë, lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Rowan, është dënuar me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.


Komisioni ka vendosur gjithashtu rrëzimin e kërkesave të tre lojtarëve të Partizanit U-18, Rei Zekaj, Riseld Hocja dhe Jon Caushi, duke i cilësuar ato të pabazuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.


Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 3 ditëve pranë Komisionit të Apelit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page