top of page

E rëndë/ 13-vjeçari p*rplaset nga automjeti, nuk u mbijeton pl*gëve

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.


I mituri po lëvizte me monopatinë në momentin kur është goditur nga makina. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti, pas aksidentit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.


13-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.


Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të përplasjes.


Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., rreth 33 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page