Nga protesta te k*rcënimet ndaj gazetarëve, policia nis procedimin ndaj 45-vjeçarit
- 6 hours ago
- 1 min read
Një 45-vjeçar është proceduar penalisht në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer disa gazetarë gjatë një proteste të zhvilluar përpara Bashkisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.
Sipas policisë, gjatë protestës së organizuar ditën e sotme përpara Bashkisë Maliq, ku 45-vjeçari kundërshtonte shkrirjen e bashkisë, ai dyshohet se ka kanosur dhe fyer katër gazetarë, shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R. dhe S. Xh.
Gazetarët ndodheshin në protestë për të pasqyruar situatën për mediat ku punojnë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
“KORÇA BOOM”
















