top of page

EKSKSLUZIVE/ Zyrtare: Ja ku do të luhet Skënderbeu-Dinamo! Sapo u mor vendimi!

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Nuk ka asnjë mëdyshje. Është portali ynë “Korça Boom” që zbulon në këto momente se ndeshja e së hënës mes Skënderbeut dhe Dinamos  nuk do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, por në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.


Stadiumi “Skënderbeu” nuk mund të jetë gati deri ditën e hënë dhe në këtë mënyrë drejtuesit e klubit “Skënderbeu” kishin filluar bisedimet me stadiumin e Elbasani dhe marëveshja u arrit. Në këtë mënyrë Skënderbeu-Dinamo do të luhet në Elbasan, ditën e hënë, ditë që do të luhej në fakt kjo ndeshje.


Një tjetër ndryshi ka të bëjë edhe me orarin, pasi bardhekuqtë e Skënderbeu dhe blutë e Dinamos do të zbresin në fushë në orën 21:00 në mbrëmje.


Tashmë edhe tifozët bardhekuq duhet të përgatiten, pasi edhe këtë ndeshje do të duhet ta luajnë jashtë shtëpisë së tyre.


Java 2


E Shtunë 29 gusht 2026

Partizani – KF Laçi Ora 16:00

AF Elbasani – Vllaznia Ora 18:30


E Diel 30 gusht 2026

FK Vora – Egnatia Ora 16:00

Teuta – Tirana Ora 21:00


E Hënë 31 gusht 2026

Skënderbeu – Dinamo City Ora 21:00

“KORÇA BOOM”


bottom of page