top of page

Drejtoresha e shkollës k*rcënohet dhe i d*gjet automjeti

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Më 8 prill 2026, në Stacionin Policor të Shkupit, një grua 34-vjeçare ka denoncuar se nga dhjetori i vitit 2025 deri në ditën e denoncimit ka marrë kërcënime nga një person me inicialet Z.R.


Sipas denoncueses, kërcënimet lidhen me faktin se gjatë një inspektimi të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, është konstatuar se bashkëshortja e Z.R., gjithashtu e punësuar në të njëjtën shkollë, kishte paraqitur një diplomë të falsifikuar.


Denoncuesja ka theksuar gjithashtu se më 31 dhjetor 2025, para shtëpisë së saj, i është djegur automjeti i saj. Autoritetet kanë njoftuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit, duke përfshirë hetimin e kërcënimeve dhe të incidentit me automjetin.


Policia ka bërë me dije se po punohet intensivisht për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e denoncueseve. Rasti trajtohet me prioritet dhe do të zbardhet plotësisht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page