Drejtues motomjeti në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari nga Korça
- Korca Boom
- Jul 14, 2025
- 1 min read
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. K., 41 vjeç, banues në qytetin e Korçës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motomjet, në gjendje të dehur, gjatë kontrolleve rutinë që zhvillohen në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.
Pas kryerjes së testit të alkoolit dhe verifikimeve përkatëse, ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















