top of page

Drejtues pa leje dhe i dehur përfundon në pemë – Dy arrestime nga Policia Rrugore në Maliq për shkelje të rënda të qarkullimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2025
  • 1 min read

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve në qarkun e Korçës, pas dy rasteve të veçuara të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.


Në Nizhavec, Maliq, u arrestua shtetasi F. I., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.


Ndërkohë, në një tjetër rast në Maliq, u arrestua shtetasi K. M., 30 vjeç, i cili, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një pemë. Për pasojë, ka mbetur i dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i mjetit.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page