Dy farmacistë nën hetim në Korçë për kontrabandë medikamentesh nga Greqia
- Korca Boom
- Jul 12, 2025
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal ndaj dy shtetasve, A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, të dy banues në Korçë.
Hetimi ka nisur pas një kontrolli të ushtruar në subjektet farmaceutike që këta persona administronin, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi medikamentesh të dyshuara si të futura kontrabandë nga Greqia.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur burimin dhe sasinë e plotë të barnave, ndërsa ndaj dy të proceduarve rëndojnë dyshime për veprimtari të paligjshme në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike.
“KORÇA BOOM”



















