top of page

Dy jetë të humbura në një tr*gjedi, 25-vjeçari dyshohet se vr*u të dashurën dhe më pas veten

8 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një çift i ri ka humbur jetën në rrethana tragjike. Një 25-vjeçar dyshohet se ka vrarë të dashurën e tij 23-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës.


Viktima është identifikuar si Ionela Miruna Girneata, me origjinë rumune, ndërsa autori i dyshuar është Andrea Nardini, 25 vjeç.


Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, i riu dyshohet se e ka vrarë partneren duke përdorur një objekt të fortë. Trupi i 23-vjeçares është gjetur në banesën ku çifti jetonte, në rrugën Roma, në Ponte Buggianese, në provincën e Pistojës.


Pas ngjarjes, 25-vjeçari është larguar me automjetin e tij dhe ka përshkuar rreth 70 kilometra. Udhëtimi i tij ka përfunduar në një viadukt të autostradës A1, pranë Barberino di Mugello, ku ai ka kryer vetëvrasje.


Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa mbeten për t'u sqaruar motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page