Përplasje brenda burgut, i dënuari godet punonjësin e Policisë së Burgjeve
Një incident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në burgun e Burrelit, ku një i dënuar ka goditur një punonjës të Policisë së Burgjeve, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë të shërbimit. Mësohet se i dënuari Dritan Imeri ka goditur efektivin e Policisë së Burgjeve, Agron Bebja, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Dritan Imeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në këtë incident dhe rrethanat e plota të sulmit. Gjithashtu, mbetet e paqartë gjendja shëndetësore e punonjësit të dëmtuar.
Ajo që bie në sy është mungesa e një njoftimi zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen.
“KORÇA BOOM”
















