top of page

Dy ndërtesa me probleme strukturore, kërkohen ndërhyrje urgjente

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy pallate në ndërtim në projektin “Durrës Marina” kanë pësuar ulje të strukturës, sipas konstatimeve të Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).


Sipas inspektoratit, njëra godinë 9-katëshe është fundosur me rreth 28 centimetra, ndërsa objekti tjetër 11-katësh me 18 centimetra. Pas inspektimeve në terren, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit duke kërkuar marrjen urgjente të masave teknike dhe përforcimeve të nevojshme për garantimin e qëndrueshmërisë së strukturave.


Projekti “Durrës Marina”, i konsideruar si një nga investimet më të mëdha në vend, u firmos në vitin 2022 mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së biznesmenit Mohamed Alabbar nga United Arab Emirates. Investimi parashikohet të arrijë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve dhe synon transformimin e zonës portuale të Durrësit në një marinë moderne turistike dhe rezidenciale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page