Dy të rinj sulmojnë punonjës policie gjatë arrestimit, shkaktojnë dëme në dhomat e shoqërimit
- Korca Boom
- Oct 4
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë dy të rinj, D.S., 21 vjeç, dhe K.S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit sulmuan një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës.
Gjatë shoqërimit në ambientet e dhomave të shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, të arrestuarit kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Ata gjithashtu kanë kanosur punonjësit e policisë të pranishëm në vendngjarje.
“KORÇA BOOM”



















