Dyshohet se i vodhi celularin një të moshuari, arrestohet 55-vjeçari
- Korca Boom
- Aug 31, 2025
- 1 min read
Policia e Korçës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili dyshohet për një vjedhje të ndodhur ndaj një qytetari të moshuar.
Në pranga ka rënë shtetasi E. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur telefonin një 76-vjeçari.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Korçës dhe pas kallëzimit të bërë nga viktima, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka bërë identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”


















