top of page

E bullizonin bashkëmoshatarët? 15-vjeçarja, hidhet nga kati i katërt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 24, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.


Një 15-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon dhe ka përfunduar mbi tendën e një biznesi.


E mitura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar.


Ka dyshime se 15-vjeçarja është bullizuar nga bashkëmoshatarët dhe kjo e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Për momentin 15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:


"Më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën."

“KORÇA BOOM”


bottom of page