top of page

E diela 'mbizotërohet' nga dielli/ Kthjellime dhe reshje të pakta përgjatë vendit, njihuni me kushtet atmosferike

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dita e diel pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në të gjithë vendin.


Sipas parashikimeve, gjatë ditës do të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në zonat malore dhe ato të ulëta, ndërsa në bregdet reshjet do të jenë më të dobëta dhe kalimtare.


Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, duke luhatur nga 16 deri në 30 gradë Celsius. Në zonat malore temperaturat pritet të variojnë nga 12 deri në 24 gradë Celsius.


Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat bregdetare herë pas here do të ketë forcim të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page