top of page

E FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, 4 të plagosur nga e njëjta familje, një në gjendje kritike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 17, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga përplasja e mjeteve dyshohet për 4 persona të plagosur, ku njëri është në gjendje të rëndë. Mësohet se janë anëtarë të së njëjtës familje.


Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.


Aktualisht nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar dinamiken e aksidentit./ LAJMI FUNDIT


“KORÇA BOOM”


bottom of page