top of page

E FUNDIT/ Shpërthen paneli i matësave të energjisë, humb jetën 55 vjeçari!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.


Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page