E FUNDIT/ Detaje nga konflikti në Korçë: Të plagosur me thikë edhe 2 persona të tjerë
- Korca Boom
- Aug 31, 2025
- 1 min read
Zbulohen detaje nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit.
Të plagosur kanë mbetur tre persona, që janë duke marrë mjekim në spital. Njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e barkut, i plagosuri tjetër në gjoks dhe një tjetër në krah.
Të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë zënë për motive banale.
“KORÇA BOOM”


















