top of page

E FUNDIT/ Prej kohësh në përgjim, arrestohet polici i burgut të Drenovës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30, 2025
  • 1 min read

Updated: Jul 1, 2025

Është arrestuar ditën e sotme një polic i burgut të Drenovës.


Burime për CNA bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se Myrte fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.


Dyshohet se ai ka futur brenda ambjenteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhërit të prokurorisë.


Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.


“KORÇA BOOM”


bottom of page