E FUNDIT/ Thuajse e mbyllur, Bismark pritet të zyrtarizohet te Vllaznia
- Korca Boom
- Aug 30
- 1 min read
Orët e fundit të merkatos verore duket se po sjellin zhvillime të reja dhe Bismark me 90% të mundësive është pjesë e Vllaznisë edhe pse në fakt zyrtare do të mund të quhet në momentin që të hidhet firma në kontratën e re.
Burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se Vllaznia ka shitur një prej lojtarëve dhe ka siguruar lekët që duhet të paguajë për ta bërë të vetin Bisamrk.
Pritet nga ora në orë që të bëhet pagesa e shumës financiare që kërkon Skënderbeu dhe Bisamrk më pas të udhëtojë drejt Shkodrës.
Në fakt ka pasur shumë kërkesa gjatë ditëve të fundit për sulmuesin e Skënderbeut, por drejtuesit dhe në mënyrë të veçantë presidenti Ardjan Takaj e kishin ndarë mendjen që të mos e lëshonin pa mbushur mirë arkat e klubit.
Tashmë është e kryer dhe Vllaznia pritet të bëjë vetëm transfertën financiare për të mbyllur kalimin e sulmuesit te Vllaznia.
Pritet që të mësohet edhe shuma financiare që do ta shesë Skënderbeu sulmuesin Bismark.
“KORÇA BOOM”



















