top of page

E pabesueshme por e vërtetë. Kryejnë marrëdhënie intime para fëmijëve, në pranga dy 40-vjeçarë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 4
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë është zbuluar në Fier, falë një emisioni investigativ, që ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Shtetit.


Autoritetet kanë vënë në pranga dy persona, shtetasin V. Y., 40 vjeç, dhe shtetasen A. Gj., po 40 vjeçe, të dy banues në fshatin Grecalli. Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të mitur.


“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të tre fëmijëve të mitur, të cilët janë fëmijët e vëllait të shtetases A. Gj.,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.


Ngjarja është dokumentuar fillimisht nga një emision investigativ, i cili më pas i ka kaluar materialet organeve ligjzbatuese. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të verifikuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.


Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërkohë që dy të ndaluarit do të përballen me akuzat për vepra penale të rënda që lidhen me cënimin e të miturve dhe shkelje të rëndë të moralit publik.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page