E propozoi, por u refuzua, 19-vjeçarja vr*tet brenda shkollës
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Më 9 shkurt 2026, një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Indi. Brenda ambienteve të Kolegjit të Drejtësisë “Mai Bhago”, në shtetin Punjab, një student i vitit të parë ka qëlluar për vdekje shoqen e tij të klasës.
Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është Prince Raj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 19-vjeçaren Sandeep Kaur. Pas aktit të rëndë, i riu ka plagosur edhe veten dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.
Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një refuzimi romantik. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se vajza ishte ndier e shqetësuar prej disa ditësh për shkak të sjelljes së shokut të saj të klasës.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa dyshohet se arma e përdorur ka qenë e paligjshme. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë në institucionet arsimore në Indi.
"KORCA BOOM"



















