top of page

E RËNDË: Aksidenti në Pogradec/ 18-vjeçari në gjendje të rëndë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 17, 2025
  • 1 min read

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec–Qafë-llocë.


Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.


I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pogradecit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët po bëjnë përpjekje për stabilizimin e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e transferimit drejt një spitali të specializuar.


Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.


Segmenti Pogradec–Qafë-llocë njihet për kthesa të forta dhe mungesë ndriçimi në orët e mbrëmjes, çka e bën veçanërisht të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve me dy rrota.

“KORÇA BOOM”


bottom of page