top of page

E RËNDË NË KORÇË/ Babai dhunon djalin, arrestohet. Grushte mes adoleshentësh në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


D. B., 37 vjeç, Dh. L., 36 vjeç, dhe K. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi kanë goditur me grushta një 47-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta;


dy 17-vjeçarë, pasi kanë goditur me grushta një 15-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page