E rëndë në Korçë/ 62-vjeçari përplaset nga makina dhe ndërron jetë në spital
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë–Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Tren.
Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 11:45, automjeti që drejtohej nga shtetasi F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul të Devollit, ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.
Për shkak të plagëve të marra, 62-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ndërroi jetë.
Pas ngjarjes, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.
“KORÇA BOOM”
















