E RËNDË në lagjen nr. 13 në Korçë/ Ndërron jetë nga asfiksia 73-vjeçarja
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një grua 73-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja u shënua rreth orës 09:10 në lagjen nr. 13 të qytetit.
Viktima, e identifikuar si Fluturie Potka, ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, çka e bëri të pamundur largimin e saj nga banesa në kohë.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku kryesor i vdekjes ishte asfiksia nga tymi, ndonëse ajo kishte pësuar edhe djegie në trup.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në jorganin elektrik që përdorte e moshuara.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të kësaj tragjedie.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”

















