Korçë/ E moshuara ndërroi jetë, pasi banesa iu përfshi nga flakët, fqinjët: Jetonte e vetme! Prej muajsh e paralizuar
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.
Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.
Fqinjët e 70-vjeçares kanë rrëfyer se e moshuara jetonte vetëm.
Sipas tyre Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.
“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”


















