Mashtroi rojen duke i thënë se ishte pronari i makinës, PRANGA 18-vjeçarit që vodhi automjetin nga vendparkimi
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit, nën akuzën për vjedhje automjetesh.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në Tiranë, kurse i prangosuri është A. L., banues në kryeqytet.
Kapja e tij u krye teksa vodhi një automjet, duke mashtruar rojën e vendparkimit, se ishte pronari.
NJOFTIMI
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u gjet në fshatin Valias, automjeti i vjedhur.
18-vjeçari dyshohet se me qëllim vjedhjen, ka shkuar te vendparkimi i automjeteve, ku ka mashtruar rojën e subjektit, se do të merrte automjetin e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”
“KORÇA BOOM”

















