top of page

E rëndë në vend/ 53-vjeçari sulmohet për vd*kje nga ariu

1 minute ago
2 min read

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.


Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima, i identifikuar me inicialet U. F., dyshohet se ka pësuar plagë si pasojë e sulmit nga kafsha e egër. Familjarët e tij kanë kërkuar ndërhyrjen e mjekëve, por 53-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.


Rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë për rastin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se burri kishte ndërruar jetë.


Autoritetet kanë dërguar trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes dhe verifikimin e dyshimeve për sulmin nga ariu.


Ende nuk dihen rrethanat në të cilat 53-vjeçari mund të jetë përballur me kafshën e egër, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen e saktë të incidentit.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 53-vjeçarit.


“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).


Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.


Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page