top of page

E RËNDË/ U hodh nga ballkoni, ndërron jetë 28-vjeçarja

  • Jun 11
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e ditës së djeshme në Lungomare të Vlorës.


E reja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pothuajse pa shenja jete.


Mjekët e reanimacionit bëjnë me dije se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.


Ndërkohë, familjarët janë shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur shenja të depresionit. A.B., 28 vjeç ishte nënë e dy fëmijëve.


Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

"KORÇA BOOM"


bottom of page