E trishtë! Arresti kardiak i merr jetën në moshën 46-vjeçare anëtarit të Këshillit Bashkiak, vd*s aktivisti Krenar Bedaj
- 4 days ago
- 1 min read
Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e kësaj të premte, pasi është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës Krenar Bedaj.
Lajmi i trishtë është mësuar nga reagime të shumta të bëra në rrjet nga të afërmit e 46-vjeçarit, të cilët kanë shkruar zemërthyer për ngjarjen e rëndë.
Bedaj ishte një figurë e njohur në jetën shoqërore dhe politike të qytetit jugor bregdetar.
Ai ka qenë aktivist i FRESH-it në radhët e Partisë Socialiste. Po ashtu, vite më parë ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
I shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të të riut për humbjen tragjike të tij./ Newsbomb.al
“KORÇA BOOM”
















