top of page

Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për të marrë pjesë në seminarin ndërkombëtar të arbitrave qe do të gjykojnë në Kupën e Botës FIFA 2026

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 3
  • 1 min read

Emanuela Rusta, arbitre në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në seminarin ndërkombëtar të arbitrave qe do të gjykojnë në Kupën e Botës FIFA 2026.


Gjatë seminarit, arbitrat do t’i nënshtrohen vlerësimeve të shumta, përfshirë njohuritë teknike, aftësitë në përdorimin e sistemit VAR, përgatitjen fizike dhe marrjen e vendimeve nën presion.


Performanca në këto testime do të jetë vendimtare për përzgjedhjen e arbitrave që mund të angazhohen në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.


Përzgjedhja e Rustës konsiderohet një arritje e rëndësishme për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page