top of page

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që mashtronin qytetarët me platformën Xuex

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 14, 2025
  • 2 min read

Nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online. Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash. 


Të arrestuarit janë:

Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja

Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja⁠

Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja⁠

Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana

Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka

Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka


Në kërkim:

E.Sh. 35 vjeçA.Sh. 35 vjeçKujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.


Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.


Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në "Telegram" i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”. 


“KORÇA BOOM”


bottom of page