top of page

EMRAT/ Tentuan të hynin me forcë në një argjendari në Pogradec, arrestohen dy hajdutët e pasuksesshëm

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia në Pogradec ka përfunduar operacionin “Argjendaria”, duke kapur dy persona që tentuan të vidhnin një argjendari pak ditë më parë.


Sipas uniformave blu, dy të rinjtë, Klajdi Tuga 23 vjeç dhe Bledart Milla 22 vjeç, u arrestuan pasi tentuan të hapin me forcë qepenin dhe thyen xhamin e dyqanit, por nuk arritën të marrin asgjë.


Një tjetër person, 29 vjeç, po procedohet penalisht për pengimin e zbardhjes së ngjarjes.


Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat e kësaj tentative vjedhjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./ Oranews

"KORÇA BOOM"



bottom of page