EMRI/ Aksident me vd*kje në rrugën nacionale, humb jetën 71-vjeçarja
- Jun 22
- 1 min read
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në rrugën nacionale Çermë–Divjakë.
Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë ka përplasur një grua, teksa ajo po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Viktima është identifikuar si Ike Dervishi, rreth 71 vjeçe, e cila ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari, 22 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.
















