top of page

EMRI/ Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për shtetasin Mariglen Hasa, administrator i kompanisë “Maresh SHPK”.


Sipas Policisë, kjo kompani, e cila ka si objekt grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, nuk ka zbatuar ligjin dhe detyrimet, duke mos i trajtuar mbetjet sipas rregullit.


Po ashtu thuhet se ndaj pronarit të kompanisë është vendosur edhe një gjobë 2 000 000 lekë.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë”, thuhet në njoftim./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page