Europa në rrezik: Mungesa e karburantit mund të ndodhë që nga muaji i ardhshëm
- Mar 25
- 1 min read
Drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan, paralajmëroi se Evropa mund të përballet me mungesa energjie dhe karburanti që nga muaji i ardhshëm, nëse nuk do të ketë një rihapje të ngushticës së Hormuzit, kanali kyç për furnizimet globale të naftës.
Sawan tha se kompania po bashkëpunonte me qeveritë për të adresuar krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në disa vende aziatike. Ai theksoi se ndikimi filloi në Azinë Jugore, më pas u zhvendos në Azinë Juglindore dhe Verilindore, dhe tani po ndikon edhe në Evropë, ndërsa po hyjmë në muajin prill.
Çmimet e naftës ranë përsëri në rreth 100 dollarë për fuçi të mërkurën, nga niveli maksimal prej 114 dollarësh në fillim të javës, pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë i kishte dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika. Megjithatë, pa një rikthim të furnizimeve të naftës bruto nga Gjiri Persik tek blerësit globalë, Evropa mund të përballet me mungesa të lëndëve djegëse brenda disa javësh.
Sawan paralajmëroi gjithashtu se kriza tashmë ka ndikuar në furnizimet me karburant për avionë, ku çmimi është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit. Ai shtoi se presioni mbi çmimet e naftës mund të vazhdojë nëse situata nuk zgjidhet shpejt.
Edhe ministrja e ekonomisë gjermane, Katherina Reiche, paralajmëroi në të njëjtën konferencë industriale se mungesa e furnizimit me energji mund të ndodhë në fund të prillit ose në maj, nëse konflikti nuk përmirësohet.
“KORÇA BOOM”
















