top of page

Finalizohet operacioni “Twins”, kokainë, para dhe automjete, në pranga 4 të rinj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 31
  • 1 min read

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Twins”, i cili u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Operacioni është ndjekur përmes metodave proaktive, në kuadër të një procedimi penal të hapur më parë.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas:

  • A. L., 25 vjeç

  • G. P., 30 vjeç

  • P. K., 18 vjeç

  • J. Z., 18 vjeç, shtetas grek

Shtetasit A. L. dhe G. P. u kapën në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, me një pako që përmbante lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjeje.

Ndërkohë, shtetasit P. K. dhe J. Z., miq të dy të arrestuarve të parë, akuzohen për moskallëzim të krimit, pasi ndodheshin në dijeni të aktivitetit të paligjshëm dhe nuk informuan autoritetet.

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

  • 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë

  • 2 automjete tip “Benz”

  • 4 telefona celularë

  • Një shumë parash (shuma nuk është bërë publike)

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrjetin e përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page