top of page

Flakë dhe kaos në rrugë, automjeti shkrumbohet në pak minuta

  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët në minutat e fundit në qytetin e Kukësit, në afërsi të mbikalimit të Kolshit.


Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe shërbimet e Policisë, që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.


Për shkak të situatës së krijuar, korsia e lëvizjes nga Kukësi në drejtim të Tiranës është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page