top of page

Fondacioni privat merr frenat e arsimit në Shqipëri

  • Mar 30
  • 1 min read

Pas reformave në Butrint dhe qendrat historike, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po shtrin ndikimin e tij edhe në sistemin arsimor shqiptar. Një projektligj i ri, i depozituar në Kuvend, parashikon shkrirjen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA).


Edhe pse AKSHA do të jetë zyrtarisht një institucion shtetëror, dokumenti shpjegues pranon se në praktikë agjencia do të funksionojë nën ndikimin dhe kontrollin e AADF-së, e cila ka financuar ekspertizën e Cambridge Assessment.


Qeveria pranon në relacionin zyrtar se sistemi aktual është i bllokuar nga burokracia dhe paaftësia. Proceset e njohjes së diplomave janë të ngadalta dhe të komplikuara, ndërsa vlerësimi i provimeve nuk ka pasur standarde rigoroze, duke krijuar shqetësime për studentët dhe profesionistët.


Risia më shqetësuese për kritikët është përbërja e Këshillit Drejtues të AKSHA-së. Sipas projektligjit, bordi nuk do të përfshijë vetëm zyrtarë shtetërorë, por edhe “përfaqësues të partnerëve strategjikë/donatorëve”, që do të thotë se AADF do të ketë një karrige vendimmarrëse në çështjet më kyçe:


  1. Tezat e Maturës Shtetërore, që ndikojnë në fatin e mijëra maturantëve çdo vit.


  2. Provimet e licencave për mjekë, infermierë dhe mësues.


  3. Tarifat që do të paguhen nga studentët dhe profesionistët për certifikime dhe provime.


AKSHA nuk do të funksionojë si një zyrë shteti normale, por si një korporatë me vetëfinancim. Stafi do të punësohet me Kod Pune dhe drejtori ekzekutiv – nën presionin e bordit ku është përfaqësuar AADF – do të ketë kompetenca të gjera për paga dhe emërime, jashtë kontrollit klasik shtetëror.

“KORÇA BOOM”


bottom of page