FOTO-ALBUMI/ Korça rikthen kujtesën e viteve ’80 me festivalin e këngëtarëve lirikë
- 6 hours ago
- 1 min read
Në qytetin e Korçës u përmbyll edicioni i parë i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëtarëve Lirikë të shkollave të mesme “Tefta Tashko Koço”.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, e cilësoi këtë festival si ringjalljen e një kujtese të bukur të qytetit të Korçës, një kohe kur kjo skenë mbushej me emocion, disiplinë artistike dhe zëra të rinj që këndonin me një pasion të rrallë.
Në vitet ’80, këto përfaqësime lirike ishin ngjarje të shumëpritura, ku publiku mbushte sallat dhe çdo interpretim ishte një hap i parë drejt një rruge të madhe artistike.
Festivali u dha të rinjve hapësirën ku zëri i tyre të dëgjohej, ku pasioni mori formë dhe ku ëndrra nisi të bëhet realitet.
Në emër të Këshillit të Qarkut Korçë, Tollkuçi shprehu angazhimin për të mbështetur çdo nismë që i jep zë artit dhe hap rrugë për të rinjtë. Gjithashtu ai falënderoi të gjitha shkollat e mesme, drejtuesit dhe mësuesit që me përkushtim formojnë artistët e së nesërmes.
“KORÇA BOOM”



















